fbpx

Reagimi i Hoxhë Ahmed Kalasë për iftarin e organizuar në kishë nga kryetari i Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Hoxha Ahmed Kalaja ka reaguar lidhur me iftarin e organizuar në një kishë në Prishtinë, duke kritikuar përfshirjen e politikës në çështjet e fesë. Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se toleranca ndërfetare nuk duhet të përkthehet në përzierjen e riteve fetare, por në bashkëjetesë me respekt ndaj veçorive të secilës fe.

“Përse pushteti duhet të imponojë mutacione të tilla fallco të gjoja tolerancës ndërfetare?”, shkruan Kalaja, duke shtuar se nëse një gjë e tillë do të bëhej nga njerëzit e fesë, do të kishte njëfarë justifikimi, por kur ndërhyn politika, “mban erë.”

Ai e mbyll mesazhin e tij me një citim nga Kurani dhe një pyetje ironike: “A u thirr ezani kur hyri koha e iftarit?”

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me mbështetës dhe kundërshtarë të ndryshëm të këtij qëndrimi, shkruan “Kosovarja”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]