fbpx

Reagon Armina Mevlani, pasi familja e burrit u shpall “non grata” nga SHBA-të

nga Revista Kosovarja

Armina Mevlani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Mevlani, e cila nuk përfshihet në listën që nuk i lejohet hyrja në SHBA, ka vendosur të flasë pas një mesazhi që ka marrë nga një ndjekës.

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar një ndjekës Arminës. Ndërsa e ka cilësuar veprimin si politik, blogerja thotë se i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të saj të dashur dhe asnjë tjetër.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]