fbpx

Reagon Bislimi: Pala serbe nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi lidhur me takimin në nivel kryenegociatorësh në Bruksel për çështjen e dinarit ka thënë se pala serbe nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve.

Propozimin e emisarit Lajçak, Bislimi ka thënë se e shohin konstruktiv dhe të duhur.

“Sot mbajtëm një takim të tretë, duke synuar arritjen e një marrëveshje të mundësojë transferimin e mbështetjes financiare të Serbisë duke respektuar plotësisht rregulloren e BQK-së. Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve. Ne e shohim propozimin e emisarit evropian si konstruktiv dhe një bazë të mirë”, ka shkruar Bislimi në “X”.

Today we held a 3rd mtg. aiming at reaching an agrmt. to enable transfers of financial support of Serbia while fully respecting CBK regulation. The Serbian side was still not willing to prioritize the interests of citizens. We see EUSR proposal as constructive & a good basis fwd. pic.twitter.com/3SOhaJBdjb

Derisa lidhur me takimin edhe Qeveria e Kosovës ka dalë me një njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]