Pas incidentit të ndodhur ku Jozi shihet duke goditur Gjestin, këngëtari i njohur Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po menaxhohen videot që qarkullojnë në rrjet, duke theksuar se disa prej tyre po fshihen qëllimisht, ndërsa të tjerat jo.
“Kur s’ki marre bo çka dush… fshini videot po marrën s’ja fshini”, shkroi ai, duke e përmbyllur me hashtagun #GJESTI, në mbështetje të reperit.
Ky reagim vjen në një kohë kur incidenti mes Jozit dhe Gjestit është bërë viral dhe ka ngjallur shumë reagime në rrjet.