fbpx

Reagon kushërira e Parashqevi Simakut pas videos: “Nuk është e kthjellët. Ta gjejmë dhe ndihmojmë”

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme është bërë virale videoja e një gruaje në New York që duket se merr ndihma nga njerëzit në një ambient publik. Videoja u shpërnda nga profili i Blendi Fevziut dhe njerëzit menjëherë shquan se gruaja në të ishte pikërisht artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, Parashqevi Simaku.

Pas largimit të artistes nga Shqipëria, që nga rënia e regjimit komunist, askush nuk ka qenë në dijeni të vazhdimësisë së jetës së saj. Kjo solli që videoja që u përhap sot në rrjet, nga një kronikë e një ndër televizioneve më të mëdha të New York-ut, “abc7”, të shkaktohej shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve.

Në kronikë, gruaja u paraqit nën emrin “Simaku Nolfe”, të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut.

Në një mesazh të dërguar në llogarinë e gazetares Mira Kazhani, e afërmja e Parashqevisë, shpjegon se artistja vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e duhur:

“Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar hemorragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.”

Më tej, kushërira e saj ka treguar dhe fatkeqësistë familjare që kanë rënduar mbi artisten vitet e fundit:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]