fbpx

Receta e mahnitshme për rritjen dy herë më të shpejtë të flokëve

nga Revista Kosovarja

Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është kjo me qepë të kuqe.

Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, që është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, i cili i bën flokët të fuqishme.

Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që inflamacioni të mbahet larg lëkurës.

Si t’i përdorni këto qepë për t’i ndihmuar dhe përmirësuar flokët?

Merrni 3-4 qepë të tilla dhe shtrydhni lëngun e tyre. Ju gjithashtu mund t’i fusni ato në një blender, por metoda e shtrydhjes është më e preferuar. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në lëkurën e kokës për 15-30 minuta.

Më pas largojeni këtë përzierje me ujë. Për rezultate më të mira, lëreni përzierjen për një orë. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]