fbpx

“Refuzimi i 100 eurove”, Hykmetja, Hekuranit: S’janë paratë e tua dështak!

nga Revista Kosovarja

Hekuran Murati ka thënë se kushdo që dëshiron t’i refuzoi 100 eurot e Qeverisë, e ka mundësinë.

Për këtë mundësi, ka reaguar Hykmete Bajrami. Deputetja e LDK-së ka dy pyetje për ministrin e Financave.

“Dy pyetje për Hekuran Muratin:
Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzoni ato.
Hekuran,

A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me paguar 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?
Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq” shkruan Bajrami në reagim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]