Të ndëruar bashkëatëdhetar nga Maqedonia Veriore.
Sigurisht jeni të njoftuar nga mediumet e ndryshme dhe burimet zyrtare, që sipas ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online duke filluar nga 1 marsi e deri në 21 prill.
Poashtu janë hapur edhe qendrat e regjistrimit në disa vende përendimore.
Në Gjermani keni mundësi të kontaktoni me qendrën e regjistrimit në Düsseldorf, nën adresën Mindenerstr.111, 40227 Düsseldorf. Paraprakisht ju nevojitet termini të cilin keni mundësi në numrin e telefonit 0211- 784473 ta dakordoni.
Për shqipëtaret në Maqedonin Veriore dhe në gjitha shtetet përreth të banuara me shqipëtare, regjistrimi ka një peshë kombëtare si determinuës i forcës nacionale në rajon.
Me fatë dhe sukses procesi i regjistrimit dhe i gjithë rrugëtimit kombëtar!
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane