fbpx

Reperi i njohur 6ix9ine dërgohet me urgjencë në spital pasi e rrahin brutalisht

nga Revista Kosovarja

Rep artisti i famshëm amerikan, Tekashi 6ix9ine është përfshirë në përleshjen e radhës, derisa kjo e fundit ka bërë që ai të dërgohet me urgjencë në spitalin më të afërt, pasi u rrah brutalisht nga disa burra në banjën e një fitnesi në Florida.

Tekashi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez është parë me fytyrë të enjtur, mavijosur dhe me plagë në faqen e tij, shkruan TMZ.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe avokati i yllit të hitit “Trollz”, Lance Lazzaro, i cili ka bërë të ditur që në ato momente Tekashi kishte qenë i vetëm dhe pa truproja, teksa rezistenca që i ka bërë sulmuesve, duket të ketë qenë e pasuksesshme për ta ndalur nevojën për urgjencë mjekësore.

Pamjet nga incidenti i rep artistit janë bërë virale në mediat sociale, ndërsa kujtojmë se ai ishte liruar nga paraburgimi nga burgu federal në fillim të vitit 2020 pas dënimit të tij në vitin 2019 në lidhje me shantazh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]