fbpx

Reshje shiu e rënie temperaturash

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të ketë reshje shiu.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, derisa të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e forte”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]