fbpx

Reshje të bollshme ditëve të ardhshme në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Masa jo-stabile dhe të lagështa ajrore do të fillojnë të depërtojnë në rajon nga dita e nesërme.

Fillimisht reshjet pritet të jenë të karakterit lokal dhe vende-vende edhe me vetëtima dhe bubullimë për shkak të rritjes së temperaturave nesër dhe pasnesër.

Nga e shtuna vonë ulje të temperaturave dhe reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa të dielen reshje bore mund të ketë edhe nëpër shumë ultësira të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditëve të ardhshme reshjet pritet të jenë të dendura dhe me intervale.

Reshjet më të dendura priten në veri të Shqipërisë, jug të Malit të Zi dhe pastaj edhe në disa vise në Kosovë sidomos në Dukagjin.

Reshjet pritet të vijnë edhe gjatë javës së ardhshme herë pas herë me rritje/ulje të shpeshta të temperaturave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]