fbpx

Reshjet e borës në veri të Shqipërisë, Rama: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet

nga Revista Kosovarja

Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ditët e fundit, veçanërisht në veri të Shqipërisë.

Lidhur me situatën në vend ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet, për të shmangur aksidentet.

Ndërkohë që njofton se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.

“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet”, shkruan Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]