fbpx

Rezart Veleshnja thumbon Ermal Mamaqin: Të paguan shumë ai …

nga Revista Kosovarja

Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë”, bëri një postim në InstaStory, që nga shumë u mor edhe si shaka, teksa i drejtohej Mamaqit me fjalët: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”.

Më vone, teksa ka qenë i ftuar në podcastin “Albanian Youtubers”, Rezart Veleshnja ka folur për karrierën dhe eksperiencat e tij, dhe ndër të tjera ironizoi producentin Ermal Mamaqi duke thënë: “Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Ermali dhe ndoshta nuk do të ketë, megjithatë mund të themi që nga Rezarti presim të tjera “thumba”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]