fbpx

Ribashkohen Nora dhe Roberti? Kapen ‘mat’ në aeroport

nga Revista Kosovarja

Pas një periudhe relativisht të gjatë, ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kapur ‘mat’ bashkë.

Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti i Prishtinës.

Ata nuk kanë qenë bashkë, por të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares, zonja Suzanë.

Ata kanë marrë rrugë për pushime bashkë me vajzën.

Nora dhe Roberti përkundër ndarjes pas afro 15 viteve bashkë, gëzojnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin i cili ua lejon pushimet e përbashkëta si ky, sidomos për t’i krijuar vajzës kujtime të bukura familjare përgjatë fëmijërisë.

Së fundmi në media u përhap një lajm tërësisht i fabrikuar vetëm për klikime se gjoja Nora dhe Roberti mund të jenë drejt ribashkimit por të paktën deri tani për tani nuk ka të tilla sinjale!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]