Pas shtatë muajsh nga lindja e djalit, këngëtarja për herë të parë e zbuloj fytyrën e tij ditën e djeshme.
Përmes një videoje në tikTok ajo e tregoi për fansat vogëlushin e saj i cili i ngjanë kaq shumë artistes.
Së fundmi, paparacët kanë postuar imazhe teksa familja janë duke bërë pushimet në plazh.
Aty ishte i pranishëm një ekip kamerash, kështu që duket se familja mund të ketë bërë një set fotografik.
Rihanna ishte veshur në mënyrë elegante me një fustan të zi, ndërkohë, Rocky u shfaq në veshje lëkure tërësisht të zezë që përbëhej nga një jelek, pantallona dhe xhaketë.
Reperi i “F-kin’ Problems” dukej i habitur teksa përqafoi i lumtur djalin e tij të vogël.
Foshnja, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është fëmija i parë i Rocky dhe Rihannas.
Çifti i famshëm mirëpritën djalin e tyre në muajin maj.
Megjithatë, që nga lindja e tij, ata kanë vendosur ta mbajnë të voglin larg syrit të publikut.
Është e paqartë nëse ylli botëror zgjodhi të shfaqte në publik djalin, një ditë pasi ishte fotografuar nga paparacët në plazh.