fbpx

Rihanna ka një këshillë për nënat e reja

nga Revista Kosovarja

Rihanna, publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës.

Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë. Në intervista, Rihanna ka deklararuar se do të bëhej një mami super-mbrojtëse.

“Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo.

Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton:

“Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do kem mundësi më vonë. Më duhet të punoj për këtë përpara se të jetë një gjë e së kaluarës.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]