fbpx

Rihanna rrëmbeu vëmendjen në Oscars duke vënë në pah barkun e rrumbullaksuar

nga Revista Kosovarja

Viti i Rihannas po vazhdon. Mbrëmë, ylli ka marr vëmendjen e të gjithve teksa ka vënë në pah barkun e rrumbullaksuar.

Ajo mbërriti në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë së Oscar me veshjen prej  rripa lëkure dhe një trup të tejdukshëm.


Për të performuar këngën e saj të nominuar për Oscar, Rihanna doli në skenë e veshur me një bluzë të zbukuruar babydoll nga Maison Margiela e përfunduar me bizhuteri diamanti dhe doreza lëkure DeBeers.

Për look-un numër tre, Rihanna zbuloi barkun e saj të shtatzënisë me veshjen e punuar nga shtëpia e modës Bottega Veneta. Një tjetër palë doreza lëkure kompletuan veshjen, së bashku me A$AP Rocky vezulluese në krah të saj, me të cilin realizoi foton më të lezetshme.

Këto tre paraqitje janë vetëm hapi i radhës në një vit triumfues për Rihanna-n, gjatë të cilit ajo tashmë ka performuar në Super Bowl, ka njoftuar shtatzëninë e saj të dytë, është nominuar për Oscar, ka njoftuar një bashkëpunim krejt të ri Fenty x Puma dhe tani jemi vetëm në muajin mars.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]