fbpx

Rikthehet Bjordi, sonte do ta shohim në Big Brother Vip Albania

nga Revista Kosovarja

Bjordi Mezini është mes konkurrentëve që do të bëhen pjesë e Big Brother Vip Albania mbrëmjen e sotme.

Vip Magazine ka mësuar se ai do t’i bashkangjitet katër konkurrentëve që do të prekin sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mes të cilëve është edhe shoku i ngushtë i Butrint Imerit, dj i njohur Adam Reevers.

Mezini u bë i njohur shumë vite më parë, pikërisht nga formati i Big Brother në Shqipëri, asokohe jo me personazhë të famshëm që drejtohej nga Arbana Osmani.

Bjordi ishte një nga protagonistët e edicionit të dytë të Big Brother, edhe për shkak të lidhjes që krijoi me gazetaren Adela Xhamani, e cila nuk jeton më.

Më vonë çifti i dha fund lidhjes dhe shpejt Bjordi hyri në botën e kinematografisë shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]