fbpx

Rina Balaj i bën vetes një dhuratë luksoze

nga Revista Kosovarja

Dashuria për makinat e markave luksoze është një ndjenjë e përbashkët për shumë njerëz, dhe duket se edhe artistja e njohur Rina Balaj nuk bën përjashtim.

Këngëtarja e njohur ka blerë një veturë të brendit Porsche, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj dhe vetë ajo vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, artistja e hitit “Edhe sa lot”, publikoi disa fotografi ku shfaqet duke pozuar pranë makinës së saj të re.

Megjithëse, vetura e saj është një simbol i luksit dhe elegancës, përshkrimi i postimit tërhoqi po aq vëmendje sa edhe imazhet.

Me një dozë humori ajo bëri një përshkrim, të një shprehjeje që është tejet e popullarizuar tek ne.

“’Nji kerr modest”, shkroi Rina në postimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]