fbpx

Rina Balaj tregon banoret që mbështet në ‘BBVA’

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe reperja e njohur, Rina Balaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për këngëtaren legjendare Gili dhe djalin e saj, Redon Berani, i cili është pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Rina ka ndarë në InstaStory një foto ku dëgjon këngën e njohur të Gilit, “Edhe Pa Ty U Knaqa”, duke e etiketuar këngëtaren dhe Redonin. Ky postim tregon qartë mbështetjen e saj për familjen e artistëve të njohur, duke i dhënë një mesazh mbështetjeje dhe motivimi djalit të Gilit në këtë aventurë televizive.

Big Brother VIP Albania ka nisur me shumë emocion dhe drama, dhe duket se Gili dhe djali i saj po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje jo vetëm nga publiku, por edhe nga emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]