fbpx

Rita Ora dhe Taika Waititi festojnë 1-vjetorin e martesës në mënyrën e veçantë

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dhe partneri i saj kanë festuar ditën e djeshme 1-vjetorin e martesës.

Mirëpo, kjo datë e ka gjetur Ritën në punë pasi ajo ishte duke performuar në “Big Slap Festival” në Suedi.

Gjithsesi, regjisori nuk e ka lënë pa e surprizuar në këtë rast të veçantë.

47-vjeçari është ngjitur në skenë për herë të parë, krah partneres së tij.

Çifti i dashuruar u shfaqën duke u përqafuar dhe puthur në skenë para shikuesve të festivalit.

Mes duartrokitjeve ata uruan njëri-tjetrin për 1-vjetorin e martesës.

Po ashtu, me këtë rast çifti ndahu edhe pamjet e para nga dasma e tyre shumë diskrete.

https://www.instagram.com/reel/CvkEkLZoX8B/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ec95bcd2-cb91-4eba-9a68-01514cca1005

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]