fbpx

Rita Ora duket mbresëlënëse në pozat e reja plot shkëlqim

nga Revista Kosovarja

Ajo po përgatitet për të filluar sezonin e ri të “The Voice Australia”, pasi edhe sivjet do të jetë një nga katër trajneret e spektaklit.

Dhe të martën, Rita Ora u lajmërua në Instagram për të ndarë një sërë fotografish atraktive përpara xhirimeve të spektaklit të talenteve, i cili transmetohet në Channel Nine të Australisë.

Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit e veshur me një mini-fustan me shkëlqim, me mëngë të gjata, shkruan DailyMail.


Këngëtarja dukej mbresëlënëse teksa qëndronte për një pozë të zjarrtë, ndërsa shikonte nga supi i saj.

Në një tjetër pozë, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” mund të shihej duke pozuar plot stil ndërsa shikonte intensivisht kamerën.

Flokët e saj bionde ishin stiluar me disa valëzime të lirshme dhe një ndarje të thjeshtë në qendër.

Bukuroshja shqiptaro-britanike kishte vënë pak makijazh që i vinte në pah kockat e faqeve të saj. Ajo zgjodhi një buzëkuq të lehtë që përmirësoi buzëqeshjen e saj mahnitëse.

Rita ndodhet në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku për të dytin vit radhazi është përzgjedhur si trajnerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]