fbpx

Rita Ora shet shtëpinë e saj luksoze në Londër për afro katër milionë euro

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka shitur një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë funte (3.7 milionë euro).

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 32 vjeçe, hodhi në treg shtëpinë luksoze në Londrën Perëndimore kohët e fundit, shkruan The Sun.

Me tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy sallone, apartamenti është i ndarë në dy kate të një prone të periudhës në një zonë mjaft aristokrate të kryeqytetit.

Sipas listimit, shtëpia përshkruhet si një “apartament dupleks vërtet i jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë-çati me pamje nga jugperëndimi”.

Dekori është “bashkëkohor”, ndërsa agjenti i pasurive të patundshme vëren se ka gjithashtu “dritë përrallore” që vërshon pronën në madhësi prej 1905 metrash katrorë.

Siç tregojnë pamjet, apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë të pllakave që të çojnë drejt dy dyerve dyshe të zeza.

Një nga dhomat e pritjes përmban një divan në formë L dhe oxhak me tipare mahnitëse, ndërsa zona e kuzhinës dhe e ngrënies është e hapur.

 

Rita e bleu atë shtëpi për 7.5 milionë funte (8.4 milionë euro) dhe menjëherë bëri plane për të instaluar një dhomë paniku dhe kamera CCTV në apartamentin në fjalë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]