fbpx

Rita Ora shkëlqen në krah të të dashurit Taika Waititi

nga Revista Kosovarja

Rita Ora dukej e bukur në një fustan rozë ndërsa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills të shtunën.

Këngëtarja 31 vjeçe, zbarkoi në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë deri në dysheme që theksonte siluetën e saj.

Ajo përveshi mëngët e xhaketës deri në bërryla, ndërsa pozonte pranë të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail.

Çifti filloi të takoheshin marsin e vitit të kaluar dhe fituan shumë vëmendje kur u shfaqën në disa fotografi të shkrepura nga paparacët, duke u puthur së bashku me aktoren e “Westworld”, Tessa Thompson.

Para-ndeja e “Oscars”, e organizuar nga “Chanel dhe Charles Finch” është një ngjarje vjetore ku shumë prej të nominuarve për çmimin “Oscar” dhe miq të tjerë të markës “Chanel” mblidhen për një festë luksoze të kompletuar me çanta mbresëlënëse të marra dhuratë nga marka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]