fbpx

Rita Orës i afrohen një milion dollarë për t’u rikthyer sërish vitin tjetër në “The Voice Australia”

nga Revista Kosovarja

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses i madh për Channel Seven falë panelit gjykues me yjet më të mëdhenj të muzikës.

Pra, nuk është për t’u habitur që nuk do të kursejnë asnjë shpenzim për të siguruar sërish rikthimin e trajnerëve të famshëm në 2022 si: Rita Ora , Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

“Ne jemi duke punuar në kontratën për Ritën; ‘topi’ është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse”, tha burimi.

Rita ndryshe në tetor do të rikthehet për herë të parë pas nëntë muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, që pas shkeljes së rregullave për organizimin e festës së ditëlindjes së 30-të në një kohë pandemie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]