fbpx

Robert De Niro humb nipin në moshën 20-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez.

Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale, duke thënë se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.

“Engjëlli im i bukur, i ëmbël. Te kam dashur që në momentin që të ndjeva në bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani.

Nuk e di se si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote. Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq, zemër. Pusho në paqe dhe në Parajsë të Përjetshme djali im i dashur”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj prekës.

Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott. “Ylli” i Hollivudit ka ende gjashtë fëmijë, Rafael, Julian, Aaron, Elliot, Ellen dhe Gia disa muajshe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]