fbpx

Rohde mirëpret marrëveshjen: Shenjë e mirë për bisedimet e ardhshme për çështjet e pazgjidhura

nga Revista Kosovarja

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel.

Ai tha se kjo përbën edhe një shenjë të mirë për bisedimet e ardhshme në çështjet që s’janë zgjidhur ende.

“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter, duke shpërndarë edhe fjalimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që njoftoi për arritjen e marrëveshjes.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]