fbpx

Ronaldo Sharka bëhet pjesë e programit të famshëm në ‘Top Channel’

nga Revista Kosovarja

Ronaldo Sharka ka një detyrë të re në “Top Channel”.

Pasi e pamë në “E diell” me rubrikën “Mos i bjer me top” pas daljes nga “Big Brother” tani ai do jetë pjesë e “Përputhen”.

Ronaldo nuk ka zbuluar se çfarë pozicioni do ketë konkretisht, por përmes një videoje në Instagram ka zbuluar se Olsa Muhameti i ka propozuar të jetë pjesë e stafit.

Po ashtu, ai shprehet se kjo nuk është e vetmja surpizë, pasi në sezonin e ri televiziv, do ketë edhe angazhime të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]