fbpx

Ronaldo Sharka bën rrëfimin prekës për ndarjen nga jeta të babait: ‘Është shumë e vështirë’

nga Revista Kosovarja

Në episodin e rradhës në reality show-n “Kepi i Vip-ave”, Ronaldo Sharka i ka prekur të gjithë me rrëfimin e bërë lidhur me humbjen e të atit.

Ai foli për mënyrën se si po e përballon, teksa u shpreh se vetëm disa orë para se të ndërronte jetë e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit.

“Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?” Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.

Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…”.- ka rrëfyer moderatori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]