fbpx

Rosela Gjylbegu nis polemikat: Ronela dhe Anxhela dihej që do të fitonin, pazar me festivalin

nga Revista Kosovarja

Festivali i RTSH është më i komentuari. Rosela Gjylbegu ka hedhur sërish kunja në lidhje me fitueset e përcaktuar. Ajo ka thënë hapur se fituesi i këtij viti dhe i vitit të kaluar ishte i përcaktuar.

Ajo e ka thënë se Ronela Hajati dhe Anxhela Peristeri dihej një vit para se do të fitonin, prandaj ka refuzuar të marrë pjesë në këtë festival dhe nuk do e bëjë nëse vazhdon kështu.

Rosela ndau fillimisht me ndjekësit e saj këngën e Malit të Zi duke e vlerësuar maksimalisht dhe duke shkruajtur: “Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…

“Rezultati është ky p.s Por s’eshte rastin jonë kuptohet… SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…
“S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush… Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre…
“Nejsee.. Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…”, shkruan ajo në status.
Më pas një komentues i shkruan se e ka fajin dhe vetë që nuk merr pjesë dhe i lë të tjerët të marrin skenën, sigurisht nuk ka munduar as përgjigjja e Roselës që i është përgjigjur direkt. “Ti e shumë nga ju mund të mos jeni dakort, e un do ta respektoj patjeter mendimin e gjithsecilit.
“Unë mund të flas vetëm për veten ktu, nuk mund të marr pjesë në një festival që e kishin ndarë që një vit përpara se kush do e merrte ashtu si në 2020, me kohën, sakrificat dhe energjine time nuk mund t’ia lejoj askujt të tallet…”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]