209
Egli dhe Gjesti kanë patur sot një debat me njëri-tjetrin, në të cilin është përfshirë edhe Rozana.
Kjo e fundit donte që t’i bënte disa pyetje banores, por këngëtari i është kthyer duke i thënë se ‘pse po ndërhyn’.
Nga ana tjetër, teksa Rozana e pyeti Eglin se pse doli jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo iu përgjigje se ‘isha sëmurë’.
Këtu këngëtarja i kthehet duke i thënë se ‘të gjithë kanë qenë të sëmurë, por Big Brother është eksperiment social dhe duhet të hash veten me dhëmbë, forca’.