fbpx

Rrahje brutale në Podujevë, pesë vajza të shkollës fillore përfshihen në një përleshje fizike

nga Revista Kosovarja

Përfundimi i një turniri sportiv në palestrën “Hakif Zejnullahu”, këtë të mërkurë (30.03.2022) ishte moment i keq për një nxënëse të shkollës fillore “Enver Maloku”.

Me të dalë nga salla e palestrës, ajo sulmohet fizikisht nga katër vajza – për shkak të një keqkuptimi mes tyre. Në goditje ndaj të miturës përfshihet edhe një grua e moshës madhore, e më pas aty përfshihet edhe një burrë , po ashtu i moshës madhore.Vajzës së mitur i shkaktohen lëndime trupore nga goditjet që i merr nga këta persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]