fbpx

Rrëfehet Princ Harry: Kisha frikë se do të harroja kujtimet me nënën time

nga Revista Kosovarja

Princi Harry ka thënë se ai gjithmonë ndihej paksa ndryshe me familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë ndihej po njësoj.

Duka i Sussex tha se kishte frikë të humbiste kujtimet e nënës së tij Diana, kur filloi terapinë. Ai tha gjithashtu se u sigurua që t’i “mbyste” fëmijët e tij me dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë trauma ose përvojë negative nga edukimi i tij.

Harry e përshkroi fëmijërinë e tij: “Ndihesha paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime. ishte një ndjenjë si të jetuar në një flluskë të shkëputur”. Në bazë të këtyre situatave, Hary tha s epo përpiqet të ‘mbysë’ me dashuri fëmijët e tij.

closevolume_off
“Si baba ndiej një përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të mos kaloj asnjë traumë apo përvojë negative që kam pasur si fëmijë,” tha ai.

Në lidhje me ftesën e Mbretit Chales III për kurorëzimin e tij, Harry nuk zbuloi detaje nëse do të shkonte bashkë më bashkëshorten e tij Meghan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]