fbpx

Ekskluzive, Dr Zeka rrëfen se si u dolën në ndihmë refugjatëve shqiptarë nga Ukraina

nga Revista Kosovarja

Babë e bir, të dy doktorë i përvjelën mëngët, për t’iu dalë në ndihmë refugjatëve ukrainasë. Kështu, familja Zeka vullnetarisht u doli në ndihmë shqiptarëve të Ukrainës.

 

Dr Gani Zeka rrëfen për Kosovarja se si në këtë aksion mori pjesë e gjitha familja e tij.

“Iniciativa për ndihmën konkrete të dedikuar dhe të derguar në cak, tek shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Ukrainë qindra vjetë është si fazë e parë e kryer, por do të ketë edhe faza të tjera që varen nga financat e mia aktuale, të cilat janë deri/dikund të mjaftueshme. Deri tani unë me 4 anëtarë të familjes jemi të vetmuar në këtë lloj ndihme që ne e kemi kryer për shqiptarët në Ukrainë”.

Zeka ndau me lexuesit tanë disa nga rastet që i mbetën në kujtesë gjatë kësaj ndihme.

“Në Poloni e kam pasë në trajtim onkologjik në tersi terapitë të financuara, për një shqiptar nga Kosova 19 vjeçar. Në atë ditë pas egzaminimit përfundimtar u referua qe të gjitha organet janë të lira nga metastazat nga kanceri, që dmth i shëruar definitivisht. Po ashtu një 41 vjeçar kosovar që e kam përfshirë nën ambrellën time, brenda 2 orësh pas egzaminimit u operua dhe pas tri javësh e ka lëshuar Poloninë shëndosh e mirë”.

Por, jo vetëm kaq. Zeka tregon se humanizmin kjo familje e ka në ‘gjak’ dhe se kanë ndihmuar edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, me gruan e tij, Grażyna një grua polake, e cila u përgëzua në shqip me emrin Ganimete.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]