fbpx

Rrëfimi i Endritit: Unë linda kur babi me shokë po luftonte për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka rrëfyer periudhën e lindjes së tij, larg babait.Endriti thotë me plot emocion se ai lindi në Zvicër, derisa babai i tij, ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi, po luftonte në Kosovë.

“Atëherë ka qenë lufta duke u zhvillu në Kosovë, unë kam lind në Zvicër. Nana ka shku si refugjate në Zvicër si mijëra shqiptarë që kanë shku. Nana ka qenë e vetmuar atje, babi në Kosovë në atëkohë, në fushëbetejë, me shokët e tij, duke luftuar për Kosovën. Kanë qenë disa momente shumë të vështira për familjen tonë, sidomos për nanën, sepse ditën kur kam lindur unë, asaj i ka vdekur nëna, dhe pas ca javësh në masakrën e Studimes i ka vdek vëllau dhe djali i vëllaut”, deklaroi Endriti për Nacionale.Takimin e tij të parë me Hashim Thaçin, Endriti tha se e kishte pas gjashtë muajve, kur ai me nënën e tij ishin kthyer në Kosovë.

Tutje, ai ka folur edhe për ditën kur Thaçi shpalli Kosovën Republikë, 17 shkurtin e vitit 2008, një ditë kjo që për Endritin ka qenë shumë e veçantë.“Ka qenë një emocion i veçantë, një ditë feste për të gjithë. Jemi përshëndetur me përqafime të lumturisë sepse Kosova po bëhet shtet. E mbaj mend kur kemi shku në koncert që ka ndodhur për Ditën e Pavarësisë, i mbaj mend fishekzjarret, e mbaj mend dhe momentin kur babi ma ka prezantu flamurin e Kosovës. Ka qenë diçka shumë e jashtëzakonshme, një emocion shumë i mirë, dhe disa momente që kurrë nuk do t’i harroj”, tha ai tutje.

Endriti tregoi edhe për komunikimin e familjes së tij me Thaçin në Hagë, për të cilën tha se vizitat janë të shpeshta.“Flasim çdo ditë në telefon. E vizitojmë dy herë, tre herë në muaj. Kemi vizita të shpeshta me nanën. Diskutojmë për miqtë, për familje. Është emocion i veçantë sa herë që shkojmë, sa herë që e vizitojmë”, rrëfeu Endriti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]