fbpx

Rrëfimi i një nëne që iu kishte vrarë djali i vetëm në Trazirat e Marsit

nga Revista Kosovarja

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë u njohën si Trazirat e Marsit. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne e cila shihet duke treguar se ai ishte djali i vetëm që kishte dhe tashmë kishte mbetur me 7 vajza.

Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoj, dhimtë më të madhe kurrë skam pas, më shkoj djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vriten tjerë djem”, thotë nëna që sapo kishte humbur djalin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]