fbpx

Rrëfimi tronditës i Danelës “I ndërruan tre herë arkivolin vëllait tim pas vdekjes”

nga Revista Kosovarja

Një prej rrëfimeve më të veçanta dhe emocionalë të “Ferma VIP” ka ardhur nga Danela, e cila ka ndarë një histori shumë personale që lidhet me jetën e saj familjare. Gjatë një bisede në “Ferma Club”, ajo tregoi se para ardhjes së saj në jetë, prindërit e saj kishin pasur një djalë të quajtur “dragua”, i cili kishte ndërruar jetë një vit para lindjes së saj.

Historia që Danela rrëfeu përmban elementë të pazakontë, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë mitologjike dhe plot mister. Sipas saj, vëllai kishte aftësi të jashtëzakonshme: lëvizte natën kur binte shi, zhdukej dhe shfaqej papritur, dhe lidhej e zgjidhej vetë.

“Mami e ruante edhe nga familjarët. Ai ikte natën, kur binte shi dhe vinte natën. Lidhej dhe zgidhej vetë. Shfaqej dhe zhdukej. Hypte dhe zbriste me sekonda në pemë. Kam dëgjuar një shkenctar që thot ka vite që janë zhdukur fëmijët dragonj. Por pritet që vitet e ardhshme do shfaqen përsëri. Flatrat i kanë nën sqetull. Kur është bërë xhenazja në shtëpi. Është ndërruar arkivoli 3 herë, sepse ai vetëm zgjatej. I thot mamit dhe babit në ëndërr më duhet një shtëpi se më lag shiu. Ne i ruajm në shtëpi sendet e tij. Është e dhimbshme për mua ta diskutoj kaq hapur. Unë dua ta tregoj këtë fenomen se kam një ëngjëll mbrojtës. Mami kishte dhunti që të kishte kontakt me djalin”, tregoi Danela

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]