Dëshironi të jeni mysafiri i përsosur dhe të ftoheni prapë? Atëherë mos e përdorni celularin, gjithmonë hiqni këpucët dhe assesi mos e kërkoni fjalëkalimin e internetit.
Një studim rreth etikës ka zbuluar disa rregulla të etikës të cilat, sipas pronarëve të shtëpisë, nuk duhet të thyhen
Anketimi ka zbuluar se nikoqirët i cilësojnë si sjellje të keqe kërkesat për fjalëkalim të internetit, ndërsa 89 për qind e të anketuarve e kanë pranuar se e përdorin celularin në shtëpinë ku janë të ftuar si mysafirë.
Rregull tjetër që nuk duhet thyer është edhe mbathja e këpucëve brenda. Pra, gjithmonë duhet t’i lini këpucët jashtë, e të mos hyni brenda me këpucë mbathur.
Ndërhyrja në privatësi është tjetër rregull etike që nuk duhet thyer, ku 58 për qind e pronarëve e kanë pranuar se nuk është e sjellshme nga ana e mysafirëve të kërkojnë në dhomat e tyre të gjumit pa leje, dhe 52 për qind kanë deklaruar se nuk ju pëlqen kur mysafirët shikojnë në frigoriferin e tyre.
Kur është fjala për argëtimin në shtëpi, 24 për qind e nikoqirëve kanë thënë se e mirëpresin një dhuratë darke nga mysafirët, e që më së shumti preferohet vera.
22 për qind e njerëzve kanë thënë se nuk është e sjellshme për mysafirët ta refuzojnë ushqimin kur ua ofrojnë, edhe pse 88 për qind e tyre kanë treguar se është keq kur mysafirët vetë-shërbehen pa kërkuar leje fillimisht.
Tjetër rregull që nuk duhet ta thyeni është edhe marrja e një kafshe shtëpiake pa e pyetur paraprakisht nikoqirin nëse kjo është në rregull.