fbpx

Rrënimi i aneksit të ‘ABI Çarshisë’, deputetja e LVV-së dënohet me burgim

nga Revista Kosovarja

Gjykata e Prizrenit vendosi të martën që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë dy nga gjashtë zyrtarët e kësaj komune nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Rasti i rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” sipas Prokurorisë ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Ish kryeinspektori Islam Thaçi së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi janë dënuar me nga 3 vite burgim dhe 2,000 euro gjobë secili veç e veç.

Ndërkaq, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, janë liruar nga akuzuat.

Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Kymete Kicaj me anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj.

Sipas Prokurorisë, Islam Thaçi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina- Thaçi inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë mundësuar kundërligjshëm realizmin e rrënimit të aneks-objektit “Abi Çarshia” në Prizren.

Aktakuza më tej sqaron se rrënimi kishte ndodhur duke e pasur të ditur faktin se i dëmtuari Irfan Fusha veçse e kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim të aneksit.

Rasti për të cilin akuzohen të pandehurit ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik 2019.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Udhëzimin Administrativ nr.06/19, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “ABI Çarshia”, me rrënimin e aneksit në fjalë konsiderohet 69 mijë e 729 euro.Me këto veprime, të akuzuarit e lartcekur ngarkohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.Për të gjitha këto akuza i kanë mohuar të akuzuarit, ndërkaq, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj janë mbrojtur në heshtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]