fbpx

Rrëshet teksa po mblidhte boronica, vdes 29-vjeçari në Prevallë

nga Revista Kosovarja

Një 29-vjeçar ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë në një greminë në bjeshkët e Prevallës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit, ku bën të ditur se i riu kishte dalë për të mbledhur boronica bashkë me vëllain e tij.

“Sot, me date 29.08.2021, rreth ores 15:00, policia ne Prizren ka pranuar një informacion se në bjeshkët e Prevalles, përderisa dy vëllezër nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës kane qene duke mbledhur boronica, njeri nga ata ka rrëshqitur duke rënë në një greminë disa metra të thellë. Si pasojë e rrëshqitjes i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe rreth orës 16:40 njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se viktima është i lindur në vitin 1992.

Njësitë e nënstacionit policor në Sredske kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë në Prizren.

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]