fbpx

Rrezarta Shkurta i jep fund beqarisë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Rrezarta Shkurta i ka dhënë fund beqarisë derisa ka ndarë pamje nga ceremonia. Ceremonia e tyre është zhvilluar në një nga bregdetet shqiptare në një jaht luksoz dhe me një dekor të mrekullueshëm.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotove të publikuar në rrjetet e saj sociale teksa ka treguar edhe unazën e martesës.

“Një dashuri nga dashuria ime. E punuar me shumë dashuri”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha ka vite që kanë bashkëjetuar dhe çifti kanë edhe një vajzë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]