Miratimi i dhënies nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët për muajin prill, shqyrtimi i buxhetit për vitin 2022, caktimi i vlerës së pagës minimale prej 250 euro neto, ishin disa nga ngjarjet që kanë karakterizuar javën që lam pas.
Për këto ngjarje pati edhe reagime të shumta. Ku disa thanë se 100 eurot shtesë janë pak, e disa të tjerë mendonin ndryshe.
Por, gazetari i emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Liridon Spahiu, i ka pyetur qytetarët “se a është e mjaftueshme rritja e pagës minimale”.
Edhe për këtë pati përgjigje të shumta, nga më të ndryshmet.
Disa u shprehën se jeta është bërë shumë e shtrenjtë, e disa të tjerë thanë se “5 mijë euro duhet të jetë paga minimale në Kosovë”.
Për t’i dëgjuar përgjigjet e qytetarëve, klikoni në video.