fbpx

Rrjeti po zihet, çka i tha Elgiti – Donaldit në vesh në surprizën e bërë në BB VIP?

nga Revista Kosovarja

Tashmë është bërë e rëndomtë që në raste të vizitave të personave të afërt në “Big Brother” të dyshohet gjithmonë sa i përket mesazheve të thëna prej tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë kur hyri Elgit Doda, mik i Donaldit.

Ndjekësit kanë pikasur një moment gjatë përqafimit ku kompozitori i flet në vesh Donaldit.

“Je shumë keq” – dëgjohet ai sipas shumëkujt.

https://www.tiktok.com/@perputheninfo/video/7053187058390633734?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id6978458305183172101

 

Mesazhet nga jashtë janë të ndaluara sepse mund të ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve brenda formatit “reality” ku banorët supozohen të mos kenë asnjë indikacion jashtë.

Për më tepër, kur kjo ndodh vetëm katër javë para finales, bëhet edhe më serioze.

Dëgjojeni momentin dhe vlerësojeni vet çka i tha Elgiti – Donaldit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]