Dhjetë ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ka hapur procedurë për përzgjedhjen e kontraktuesve në ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq.
Për të shtyer këtë projekt përpara, Qeveria e Kosovës do të marr një vendim të ri.
Në pikën e gjashtë të diskutimit në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet propozim-vendimi për shpronësim publik të pronave të paluajtshme për projektin e Rrugës Nacionale, Kijevë-Zahaq, konkretisht në segmentin Kijevë-Dollc.
Projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë parashihet të kushtojë 47 milionë euro./