fbpx

Rryma djeg tri shtëpi dhe dy stalla në Suharekë

nga Revista Kosovarja

Tre shtëpi në fshatra të ndryshme të Suharekës janë përfshirë nga zjarri dje si pasojë e rrymës elektrike.

Policia bën të ditur se në fshatin Mushtisht, përveç shtëpisë, raportohet se nga zjarri janë përfshirë edhe dy stalla të dy banorëve të tjerë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe në të tri rastet ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]