fbpx

Sa kushtuan biletat e Met Gala? Zbulohen çmimet marramendëse

nga Revista Kosovarja

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit, dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një çmim të majmë edhe për biletën që këtë vit ka arritur në 75,000 dollarë (69,700 euro).

Mbrëmja bëhet çdo të hënë të parë të majit, dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave për personalitetet e famshme që shfaqen në tapetin e kuq.

Procesi fillon me marrjen e një ftese – sigurisht, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë (69,700 euro), krahasuar me 50,000 dollarë (46,500 euro) në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë (325,600 euro).

Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre në krye të shkallëve.

Ngjarja në fund të fundit është mbledhje fondesh dhe deri më sot, nën drejtimin e Anne Wintour, ka grumbulluar rreth 223,5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, gala mbrëmja grumbulloi rreth 22 milionë dollarë. E njohur është se Anna Wintour mbikëqyr listën e kontrolluar rigorozisht të mysafirëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]