fbpx

Sabiani flet me shifra dhe zbulon të vërtetën: Ja sa para më dha Iliri nga 100 mijë euroshi që fitoi

nga Revista Kosovarja

Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në një reality show, por kjo miqësi u thye pasi u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.

Mbrëmjen e djeshme, Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku ka qenë shumë i sinqertë.

Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke i thënë: Sa lekë të dha Iliri?

Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë, duke treguar: “Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!” Duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar, por gjithsesi e ka lënë me kaq duke mos dhënë koment më tepër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]