fbpx

Sali Berisha: Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar të vijë në Tiranë për betejën kundër regjimit

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit, duke thënë se duhet të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës.

“Sot çdo shqiptar që do ta ndjejë veten të respektuar, dinjitetin e tij të respektuar duhet të bashkohet me ju, të bashkohet në Tiranë, në një betejë jetike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë, pluralizmin”, tha Berisha teksa shtoi se opozita është sulmuar barbarisht si askund tjetër.
Fjalimi i tij:Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të pamposhtur të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u çliruar nga një diktaturë e dytë, diktaturë e shëmtuar, diktaturë që po shkatërron qenien shqiptare më shumë se të gjitha pushtimet që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Miqtë e mi!20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e betejës kundër tiranisë.
Me 20 shkurt, mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan formuan një fuqi që vendi kurrë nuk e kishte parë, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër që kishin përjetuar dhe çelën rrugën e 22 marsit, votës së lirë, triumfit të demokracisë.Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me 20 shkurt ftoj mbarë qytetarët e këtij vendi të vijnë në Tiranë, sepse demokracia, sepse liria është pasuri e të gjitha pasurive.Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër, janë shpresëvrarë, largohen masivisht nga Shqipëria, janë qytetarët më të vjedhur në Europë.
Votën e tyre e numërojnë bandat dhe banditët.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]