fbpx

Salloni i bukurisë dënohet me 271 mijë dollarë

nga Revista Kosovarja

Salloni i bukurisë dënohet me 271 mijë dollarë, s’ia preu si duhet flokët modeles

Një gjykatë e klientëve në Indi ka urdhëruar një sallon bukurie që t’ia paguajë 20 milionë rupi ose rreth 271 mijë dollarë një modeleje për prerjen e gabuar të flokëve të saj.

Gjykata tha se gruaja siguronte vende pune nga kompanitë për produkte për flokë falë flokëve të saj të gjata, por punëtorët e sallonit ia prenë flokët shkurt kundër udhëzimeve të saj, duke i shkaktuar humbje të mëdha.

Gjenerali amerikan: Duhen analizuar rrugë për rritje të kontakteve ushtara…

Rrit epshin tënd 5 herë (thjesht bëje këtë para gjumit)
Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të njohur hotelesh në kryeqytetin indian, ka të drejtë që të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi, por ende nuk është deklaruar për çështjen, shkruan BBC.

“Ajo i humbi terminët e pritura dhe përjetoi humbje të mëdha, të cilat ia ndryshuan tërësisht stilin e jetesës dhe ia shkatërruan ëndrrën për t’u bërë top modele”, thuhet në vendim.

“Ajo pësoi rënie të rëndë mendore dhe traumë për shkak të neglizhencës rreth prerjes së flokëve dhe përfundimisht e humbi vendin e punës”, thuhet më tej.

Modelja kishte shkuar në hotel në vitin 2018 për t’i prerë flokët dhe i kishte dhënë stafit udhëzime të saktësuara për dukjen që e dëshironte, por punëtori i kishte prerë një pjesë më të madhe të flokëve.

Ajo ishte ankuar dhe pas ankesës i ishte ofruar një trajtim tjetër falas për ta përmirësuar gabimin. Gruaja i tha gjykatës se trajtimi ishte “i dyshimtë dhe rezultoi në dëmtimin e flokëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]