fbpx

Santiana i drejtohet Blerandos: Je si fëmijë, i papjekur dhe nuk di të flasësh

nga Revista Kosovarja

Është zhvilluar ditën e djeshme (e enjte) ‘Darka e të Nominuarve’ në Big Brother VIP Kosova 2.

Pesë konkurrentët e nominuar janë vënë përballë njëri-tjetrit dhe i janë përgjigjur disa pyetjeve.

Një pyetje nga Blerando i është drejtuar Santianës, ku ka qenë e përfshirë Alba.

“A e xhelozon Albën që tregohet më e pjekur në debate?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Më pëlqen shumë pjekuria e Albës sepse edhe ti je më i madh se kjo, por je si fëmijë, sepse je i papjekur dhe nuk din me fol”, është përgjigjur shkurtimisht bukuroshja gjakovare.

Blerando në një formë u shpreh se Santiana po e pengon atë që të ketë një afrimitet me Albën.

I njëjti ka shprehur haptazi një pëlqim për modelen nga Shkodra, por që akoma nuk ka asgjë mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]